Uji Dea

Në ndeshjen miqësore Besa Kavajës mposht Bashkimin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një ambient madhështor e vëllazëror në qytetin e Kavajës u zhvillua ndeshja miqësore në mes Besës së Kavajës dhe Bashkimit nga Gjilani, më të mirë në këtë takim ishin futbollistët e Besës duke fituar me rezultat 4-2.

Para këtij takimi delegacionin e gjilanasëve e priti kryetari i Bashkise së Kavajes Elvis Roshi, i cili theksoi. “Jemi të nderuar për vizitën që na keni bërë në qytetin tonë, shpresojmë që ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen”.

Ndërsa, kryetari i KF Bashkimit Xhevat Leka lidhur për këtë vizitë miqësore në qytetin e Kavajës u shpreh. “Ne po hapim shtigjet e miqësisë vëllazërore, për të vazhduar me shekuj, këto takime na bëjnë krenare të gjithë neve, të dëshmojmë dhe t`i nderojmë të gjithë ata të cilët kontribuuan për këto ditë të lirisë të cilët ne po i gëzojmë”.

ARKATANA

Gjatë ditës së sotme ekspedita e KF Bashkimit ka bërë homazhe edhe para bustit të dëshmorit të kombit Indrit Cara, i cili dha jetën në luftën e Kosovës, i pranishëm në këtë homazh ishte edhe babai i dëshmorit Lulzim Cara.

Aktivitetet e njëpasnjëshme u mbajtën edhe në orët e pasdites, ku mes klubeve u shkëmbyen mirënjohje të ndërsjella.

Futbollistët dhe stafi i KF Bashkimit pritet që të kthehen nesër nga qyteti i Kavajës./rajonipress/