Shpend Ahmeti zotohet se do ta largojë Isa Mustafën nga Qeveria e Kosovës…
Isa Mustafa po kërcënohet nga Shpend Ahmeti. Ky i fundit po zotohet se qysh e largoi nga qeverisja e Prishtinës do ta heqë edhe nga Qeveria e Kosovës.
“Po e them se pikërisht ky pesimizëm tani do të kthehet në aktivizëm edhe themi, a e din si nuk ka gjë prej kësaj Qeverie, të punojmë që t’ia shkurtojmë jetën që sa më i shkurtë të jetë mandati i kësaj qeverisje në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një fije shprese se mund të ndryshojnë gjërat”, tha Ahmeti për Klan Kosova.
Ahmeti nuk ka besim te ish-kryetari i Komunës së Prishtinës për të cilin dërgoi lëndë edhe në Prokurori.
Për këto shkelje që sipas tij i bëri qeverisja Isa Mustafa, duhet të merren edhe ndërkombëtarët.


