Fundamenti

E bukura Marina ende single, por shumë e lumtur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, edhe pse është ‘single’ dhe nuk ka gjetur dashurinë e jetës, duket se po kënaqet shumë me jetën e saj. Marina vazhdimisht shihet duke postuar fotografi në Instagram, ku shihet gjithnjë e vetmuar.

Nejse, jo gjithmonë e vetmuar është Marina, pasi që e ka edhe macen e saj me vete, ku shihet mjaft e buzëqeshur.

Marina po ashtu ishte e pranishme në ndeshjen Partizani – Tirana, derbi i madh ku në tribuna ajo sërish ishte e vetmuar, por e buzëqeshur.

Fundamenti

E duket se Marina do të jetë edhe pjesë e këngës së fundvitit nga Top Channel, ku ajo pritet të këndojë një pjesë të kësaj kënge, një aventurë e re për prezantuesen prej më të bukurave të ekranit, e cila nuk është parë duke u shoqëruar me meshkuj.

Ndryshe Marina njihet si një prej femrave më të bukura shqiptare, e cila nuk njihet për aferat e saj dhe lidhjet e kohëpaskoshme, për dallim nga e motra Luana, që vazhdimisht gjendet në faqet rozë për këto arsye.

Marinën mund ta gjeni edhe në emisionin “Procesi Sportiv”, ku komenton dhe prezanton në një prej emisioneve më të mira sportive të vend. /Telegrafi/