ARKATANA

Leta me plot risi gjatë 2015-ës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e popullarizuar e muzikës popullore Filloreta Ismajli, e njohur me emrin artistik Leta nuk di të ndalet.

Ajo për adhuruesit e saj do të sjell shumë risi edhe gjatë vitit 2015. E lidhur shumë me muzikën dhe adhuruesit e saj, Leta për asnjë moment nuk pushon së krijuari këngë të reja, prandaj për vitin që do të hyjmë së shpejti, ajo mes tjerash do të përgatit edhe këngë të reja.

Në fillim të vitit 2015, apo më saktësisht në fund të janarit, ajo do të lansoj një këngë ritmike së bashku me videoklip, por nuk ka dashur të jep më shumë detaje rreth këtij projekti, pasi dëshiron të jetë surprizë për adhuruesit e saj.

Eco Higjiena

“Në fund të janarit do të nxjerr në treg një këngë të re e cila do të realizohet së bashku me videoklip. Kënga do të jetë ritmike, por nuk dua të zbuloj më shumë, pasi dua të jetë një befasi për adhuruesit e mi besnik”, ka deklaruar për gazetën “Zëri”, Leta.

Gjithashtu, ajo para fillimit të sezonit të verës, do të sjell edhe një këngë tjetër me videoklip dhe kjo këngë do të jetë edhe si paralajmërim i albumit të saj të ri, i cili për adhuruesit e saj do të jetë i gatshëm për sezonin e verës.

“Por kjo nuk do të jetë kënga e vetme, pasi para fillimit të sezonit të verës, do të jetë gati edhe një këngë tjetër me videoklip, që do t’i paraprijë albumit tim të ri. Shpresoj se do t’u pëlqej adhuruesve të mi”, ka deklaruar në fund Leta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.