ARKATANA

Qeveritarët u ikin përplasjeve në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Hashim Thaçi nuk do të ndihet në siklet si Enver Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, për punën e tij si ministër. Kjo për faktin se partia e tij do ta udhëheqë këtë komision. Kësisoj, Thaçi ka arritur t’i shmanget përplasjes së mundshme me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili në legjislaturën e kaluar ishte kryetari i këtij komisioni. Përveç këtij komisioni, koalicioni PDK dhe LDK kanë arritur t’i vendosin njerëzit e tyre, në komisionet më të rëndësime në Kuvend.

Kjo metodë e përzgjedhjes së komisioneve të ‘forta’ nga partitë në pushtet, po vlerësohet e gabueshme nga njohës të çështjeve politike në vend. Sipas tyre, kjo është edhe një tendencë për t’i ikur përplasjeve më përfaqësuesit e partive opozitare, ashtu siç kishte ndodhur në legjislaturën e kaluar.

UBT

Dren Doli nga Klubi për studime juridike politike, vlerëson se nuk është rastësi zgjedhja e Komisionit për Punë të Jashtme nga ana e PDK-së. Sipas tij, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi me qëllim i ka ikur përplasjes me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Hashim Thaçi me çdo kusht tentoi të përjashtojë nga marrja në pyetje për veprimtarinë e tij si ministër i Jashtëm nga ana e Albin Kurtit. Dhe përzgjedhja e komisionit të parë të këtij komisioni që ka bërë PDK-ja, tregon tendencën e Thaçit për t’i ikur në maksimum kritikave të partive opozitare”, ka thënë Doli…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.