United Hospital

Haziri: Ata që votuan kundër Isa Mustafës do të pendohen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri thotë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ishte në dijeni për koalicionin me PDK’në. Tha se ata që nuk e votuan Isa Musafën do të pendohen.

Haziri thotë se ishin pajtuar që Ramush Haradinaj të ishte Kryeministër por se kjo kishte ndryshuar në momentin kur Gjykata Kushtetuese nuk i dha Bllokut mundësinë që LDK të merrte postin e Kryeparlamentarit.

Tha se vendimi i kësaj gjykate ishte i ‘pamatur’ por se kjo kohë ka kaluar dhe kjo gjë më nuk është e rëndësishme.

“Nuk ka pas opsion tjetër Kosova nuk ka pasur opsion tjetër”, tha Haziri në Interaktiv”, i pyetur se pse ndryshuan fjalët : kurrë me PDK’në.

Mobi Casa

Haziri theksoi se beson shumë në Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa dhe sipas tij Kosova do të jetë në rrugën e drejtë.

Sipas tij do të pendohen që votuan kundër, abstenuan a munguan kur Isa Mustafa u zgjodh kryeministër.

“Do të pendoheni. Ata që ngritën dorë kundër Isa Mustafës do të pendohen. Do të pendohen që e lëshuan mundësinë të votojnë për kryeministrin e radhëve të LDK’së”, ka thënë Haziri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.