Hidromorava

Mbahet tryeza “Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku, në hapje të tryezës me temën: “Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët ”, tha se qëllimi i organizimit është që si Universitet të kontribuoj sadopak në zhvillimet politike dhe në zhvillimet e ardhshme shoqërore, në kuptimin e integrimit rajonal. “Kjo tryezë nuk ka për qëllim trajtimin e raporteve shqiptaro serbe në Kosovë, apo shqiptaro serbe në Serbi mirëpo dëshirojmë që kjo temë të jetë gjithëpërfshirëse” tha Dërmaku .

Ai tha se sa i përket të ardhmes mund ta trajtohet në dy perspektiva, ta vazhdohet me raportet problematike që i kanë shqiptarët dhe serbët tani, apo ta shohin njëri tjetrin si partner. Vetëm partneriteti i zgjidhë problemet theksoi rektori Dërmaku.

Më pas panelisti, Dushan Janjiq, analist politik nga Beogradi, në fjalën e tij tha se përmes bashkëpunimit rajonal mund të zgjidhen problemet. Sipas tij, bashkëpunimi i serbeve dhe shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë, për Ballkanin Perëndimor ka të njëjtën peshë sikur edhe raportet gjermano – franceze për Evropën Perëndimore, e më pas për krijimin e Bashkimit Evropian. “Ndaj jam i bindur se përmes këtyre projekteve të iniciuara në Berlin, do të vazhdojmë rrugën e normalizimit” tha Janjiq duke vlerësuar iniciativën gjermane për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh panelist i konferencës tha se në rajon jemi të vetmit që për 15 vite janë organizuar tri konferenca të mëdha për të përmirësuar raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, siç janë Konferenca e Rambujesë, Vjenës dhe e Brukselit, kështu që të dyja palët duhet të shikojmë kah e ardhmja perëndimore.

Hidromorava

Në tryezë “Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët ” kontribuuan me diskutimet e tyre, Riza Halimi, Jonuz Musliu, Ragmi Mustafa,Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Nexhemdin Spahiu, Flora Kadriu, Ismajl Kurteshi, Azem Vllasi, Flamur Hyseni, Kemajl Kurteshi etj.

Përfaqësuesit e Luginës, thanë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve derisa nuk ka trajtim të barabartë të pakicës shqiptare në Serbi me pakicën serbe në Kosovë.
Pas debatit dolën edhe konkludimet e konferencës që janë:

* duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe partneritet mes shqiptarëve dhe serbëve,
* domosdoshmëria e dialogut,
* etnitetet në cilindo shtet duhet të kenë të drejta të barabarta,
* integrimi i tërë rajonit në Evropë që për shqiptarët dhe serbët duhet të jetë i njëkohshëm duke tejkaluar problemet ndër fqinjësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.