United Hospital

Komunitetet në Gjilan vlerësojnë se shoqëria kosovare ka bërë hapa të mëdhenj në integrimin e tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Komunitete e ka përmbyllur orarin vjetor të aktiviteteve me konstatimin se Gjilani është bërë një shembull i mirë i tolerancës ndëretnike në Kosovë, ku merita ka edhe kjo trupë komunale, e cila është angazhuar në vazhdimësi për krijimin e klimës së mirëbesimit në shoqërinë kosovare.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit, ka thënë se për këtë punë të suksesshme, ai është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës, ndërkohë që në fillim të vitit të ardhshëm do të kenë ftesë nga kryetari i Republikës së Kosovës, për një vizitë të Komitetit në Presidencë.

Shahin ka thënë se rekomandimet e këtij Komiteti, që kanë qenë zëri i qytetarëve, janë marrë parasysh nga Kuvendi Komunal dhe institucionet tjera komunale.
Përndryshe, Shahin ka thënë se ky është i vetmi Komitet që sivjet ka qenë në takim pune jashtë vendit.

Me arritjet e kësaj trupe komunale, janë shprehur të kënaqur edhe anëtarët Agim Brestovci, Ibish Ibishi, Tomisllav Naskoviq, Zvonimir Tasiq e Fadil Demiroviq.

United Hospital

Përfaqësuesit e komunitetit serb dhe rom, veçmas kanë nënvizuar bashkëpunimin e mirë me Policinë e Kosovës, me KFOR-in turk, sikurse janë shprehur të kënaqur edhe me lirinë e lëvizjes, raportet e mira ndëretnike në mjediset e përziera dhe të tjera.

Duke iu referuar këtij ambienti pozitiv, Tomisllav Naskoviq ka thënë se ky është një hap i madh i shoqërisë kosovare e në veçanti Komunës së Gjilanit.

Për vitin 2017 është kërkuar aktivitet edhe më i madh në terren. Ibish Ibishi ka thënë se vitin e ardhshëm, Komiteti duhet të ketë një plan edhe më dinamik të punës, të ketë takime më të shpeshta dhe të jetë më shumë në terren për t`i evidentuar nevojat e qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.