Fundamenti

LDK “zbutet” për FARK-un

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zotimi i zyrtarëve të LDK-së për ta futur FARK-un si kategori ligjore, kurdo që të vinin në pushtet, po del të jetë vështirë i realizueshëm. Për të përmbushur këtë premtim, LDK do të duhet ta bindë partnerin e saj në Qeveri, PDK-në, e cila në vazhdimësi e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Kësisoj, kjo kategori ligjore dhe ligje të tjera do të jenë teste të mëdha të cilat do ta sfidojnë jetëgjatësinë e këtij koalicioni, shkruan “Tribuna”.

Ministri i sapoemëruar i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se ai ende nuk e ka pranuar detyrën dhe se tani për tani nuk ka përgjigje për këtë.

Fundamenti

“Duhet hulumtuar ambientin se si qëndron puna dhe duhet bërë një analizë të punës se ku është zhvilluar, çka është zhvilluar pastaj të shohim”, ka thënë Demolli. Sa i përket deklaratave të mëhershme të zyrtarëve të LDK-së, ai ka thënë se ato janë deklarata të zyrtarëve politikë. ”Ne jemi në ekzekutiv dhe të shohim, sepse nuk mund të themi asgjë tash për tash. Nuk e di se kur do të kalojë në Kuvend shndërrimi i Forcës në ushtri, sepse ende se kam marrë detyrën dhe nuk mund të themi data”, ka thënë Demolli.

Ndërsa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Qeveria akoma zyrtarisht nuk ia ka filluar punës. Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të kërkojë që FARK-u të futet si kategori ligjore. Sipas tij, të hënën zyrtarisht fillon punën Qeveria dhe kur të bëhet marrëveshja në mes të PDK-së dhe LDK-së, pritet të këtë mirëkuptime mes partnerëve qeveritarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.