Eko Higjiena

Mustafa kërkoi garanci për qeverisje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja e marrëveshjes parimore në mes dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK ka disa pika në të cilat kjo e fundit i ka përdorur për të marrë garanci që projektet e prezantuara të shkojnë deri në fund pa u penguar dhe pa u vënë në pikëpyetje nga shumica parlamentare. Pika 13 e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së thotë se “Grupi parlamentar i PDK-së dhe Grupi parlamentar i LDK-së pajtohen që të mos përkrahin propozimet të cilat nuk janë të miratuara nga Qeveria dhe për të cilat nuk ka marrëveshje paraprake”.

Kjo sipas njohësve të rrethanave politike në vend, ndonëse dy partitë politike kanë ndarë pushtetin, më së shumti i hyn në punë partisë së kryeministrit Isa Mustafa. Imer Mushkolaj për gazetën Tribuna ka thënë se nga kjo pikë edhe PDK mund të ketë përfitimet e saj. “Natyrisht që edhe PDK mund të përfitojë nga kjo pikë nëse respektohet, për ndonjë propozim që mund të ketë për të votuar në parlament”, ka thënë Mushkolaj.

KKVITI

Sipas tij, vendosja e një pike të tillë kur deputetë obligohen që të votojnë vetëm atë që del nga qeveria, i shkon përshtati PDK-së, duke pasur parasysh dallimet dhe kundërshtimet që ekzistojnë brenda LDK-së e të cilat u dëshmuan edhe në zgjedhjet e përbërjes së re qeveritare. “Kjo bëhet edhe më rëndësishme për PDK duke pas parasysh që brenda grupit të LDK do të vazhdon të ketë kundërshtime dhe vota kundër, siç pati edhe të martën me rastin e zgjedhjes së kabinetit qeveritar, sidomos me çështjet e ndjeshme që mund të dalin në kuvend”, ka thënë Mushkolaj…(Tribuna)