UBT

Arifi uron Isa Mustafën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në emrin tim personal dhe në emër të popullatës shqiptare të komunës së Bujanocit ju përcjell urimet më të përzemërta në marrjen e detyrës suaj si Kryeministër i vendit.

Formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës pa dyshim është një moment me rëndësi për mbarë vendin, rëndësi të madhe ka edhe për Luginën e Preshevës dhe shqiptarët e këtushëm, sepse mbështetja e juaj dhe e institucioneve të Kosovës do të thotë shumë për ne, veçanarisht në kohën kush shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat e barabarta, me serbët që jetojnë në Kosovë.

UBT

Pa lënë anash urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që ju është besuar, unë besoj se Ju do të bëni çmos, që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të barabart dhe ti gëzojnë të drejtat e tyre si çdo popull i qytetruar. Marrëdhëniet tona me Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk kanë munguar asnjëherë, jamë mëse i bindur se emërimi juaj në postin e udhëheqësit të Qeverisë edhe më shumë do ta forcojë bashkëpunimin tonë, dhe shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nuk do të ndjehen të vetmuar. Komuna e Bujanocit gjithmonë do t`i ketë dyrt e hapura për vëllezërit tanë thuhet në urimin e Nagip Arifit./bujanocinet/