Realizohet edhe një operacion i suksesshëm në Spitalin e Gjilanit
Gjilan – Në Spitalin e Gjilanit është kryer edhe një operacion i suksesshëm i drejtuar nga kirurgu Milaim Kosumi.
Në Spitalin e Gjilanit kirurgët e këtij institucioni nën udhëheqjen e Milaim Kosumit kanë kryer edhe një operacion me sukses të plotë tek pacientja R.I. 1940 nga Kamenica.
Pacientja kishte filluar me ankesat qysh para 3 muajve, ku menjëherë ka filluar procedura e diagnostifikimit, ku është vendosur diagnoza. Ndërkohë kontrollohet edhe në Spitalin “Cistina” në Maqedoni, dhe është vërtetuar diagnoza, pra pacientja vuan nga një sëmundje e rrallë tha për rajonipress Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit.
Kurteshi tha se trajtimin operativ të pacientes e mori përsipër kirurgu Milaim Kosumi dhe pas përgatitjes së duhur, ai vendosi për ndërhyrje kirurgjike. Operacioni pas ndërhyrjes kryhet me sukses, largohet masa tumoroze nga pankreasi, bëhet largimi i shpretkës dhe e një pjese të pankreasit. Gjendja e pacientes tani është e mirë poashtu edhe familjarët janë shumë falënderues tha Kurteshi.
Kirurgu Milaim Kosumi falënderon edhe stafin e kirurgjisë dhe atë të anestezionit që udhëhiqet nga Halil Bashën në pjesëmarrje në realizimin e këtij operacioni të madh.
Përkrahje në këtë drejtim ka dhënë edhe Abdylatif Latifi drejtor i spitalit i cili ka mundësuar pajisjen e sallës operative me një aparat modern “Ligashur” aparaturë e nevojshme për realizimin e një operacioni të tillë.
“Besojmë që edhe në të ardhmen do të kryhen intervenime të tjera të këtij niveli” ka thënë Latifi./rajonipress


