Fundamenti

Glauk Konjufca ia jep një “rafal” Isa Mustafës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

“Çdo gjë që e kemi thënë për qeverinë në largim ka dalë të jetë e vërtetë. Kjo ka qenë një qeveri e korrupsionit, e kapjes së drejtësisë, qeveri që vjedh nga pasaportat e qytetarët, nepotizmit, që ka arritur ta korruptojë madje edhe misionin e BE’së në Kosovë, EULEX”, ka thënë Glauk Konjufca, në hapjen e debatit në seancën për votimin e qeverisë.

Ai ka theksuar se Isa Mustafa nuk është një njeri që mund t’i besohet duke qenë se ai kishte negociuar shpresën e qytetarëve për postin e tij të kryeministrit.

Po ashtu, Konjufca e ka quajtur Mustafën si njeri pa moral politik, i cili ka tradhtuar vlerat, shpresat e qytetarëve, fjalët e dhëna, vetëm për ta marrë këtë post.

ARKATANA

Ai ka përfunduar duke interpretuar një thënie të cilën më herët e kishte përdorur Ismet Beqiri i LDK’së.

“Koalicioni PDK-LDK është katastrofë për Kosovën”, ka thënë ai, duke e interpretuar një thënie të cilën më herët e kishte thënë Ismet Beqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.