Kida e prek njëmilionëshin
Data 22 nëntor ka një rëndësi të madhe për këngëtaren Kida, pasi që në këtë datë ajo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor ‘M’ke rrejt’, këngë kjo e cila e ka sjell atë shumë më ndryshe se sa jemi mësuar ta shohim më përpara. E padyshim që ‘M’ke rrejt’ është pëlqyer shumë nga fansat e saj.
Këtë gjë më së miri e dëshmojnë 1 milion klikime që ajo i ka grumbulluar në kanalin ‘Youtube’.
Kida, përveç që është e angazhuar me projektet muzikore, ajo gjithashtu është bërë pjesë e një reklame të një kompanie të pijeve, reklamë e cila tash e disa ditë ka filluar të transmetohet në mediet tona.


