UBT

Hashani: Policia ka një plan operativ për t`i kapur hajnat në Cërrnicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vjedhja e shtëpive në Cërrnicë dhe shqetësimi i banorëve të saj po shihet me mjaft brengë edhe nga policia e Gjilanit. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se policia ka një plan operativ për t`i kapur e prangosur hajnat që po terrorizojnë banorët e Cërrnicës.

Vjedhjet e shpeshta dhe frika e banorëve të Cërrnicës po përcillet me shqetësim edhe nga policia e Gjilanit.

Ndonëse banorët e Cërrnicës akuzuan policinë se po tregohet vetëm spektatore në këtë rast, Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha për rajonipress se policia tashmë ka përgatitur një plan operativ i cili do t`i prangos hajnat.

FIDANISHTJA

“Në Policinë e Kosovës ditëve të fundit janë raportuar katër taste të vjedhjeve të rënda në fshatin Cërrnicë. Policia e Kosovës duke parë numrin e shtuar të vjedhjeve ka hartuar dhe është në implementim të një plani operativ me qëllim të zbulimit dhe arrestimit të të dyshuarve”.

Hashani tha se pavarësisht kritikave që po japin banorët se gjoja policia nuk po patrullon, a`i tha se e vërteta është se policia patrullon së paku dy herë në ditë nëpër fshatin Cërrnicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: