Policia serbe arreston tre kosovarë që tentuan të hyjnë ilegalisht në Sërbi
Udhëtimi për në vendet perëndimore i të rinjëve kosovarë gjithnjë e më shumë po behet më i rrezikshëm dhe i pa shpresë për të arritur në Perëndim nëpërmjet Sërbisë. Policia e Kosovës po mundohet që të pengojë largimin e popullatës nga vendlindja kështu duke mos i lejuar që të kalojnë në vendkalimet kufitare nga ku më pas ata paisen me dokumente hyrje-dalje tek pala serbe dhe për të vazhduar rrugëtimin.
Kjo ka bërë që kosovarët tash t’ia mësyjnë rrugëve ilegale duke rrezikuar edhe arrestimet nga policia serbe dhe më pas dënimet e papërballueshme.
Burimet e BujanociNet kanë brë të ditur se të shtunën më 06 dhjetor në mbrëmje në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit policia sërbe ka ndaluar dhe arrestuar 3 persona me nënshtetësi kosovare të cilët ilegalisht kishin hyrë në territorin e Sërbisë, dhe të njejtit nuk kishin poseduar dokument hyrje-dalje.
Policia i ka shoqëruar të njetit në polici dhe për ta sipas ligjit do të pasojë dënim me të holla dhe ndalesë e caktuar kohore për të hyrë në territorin e Sërbisë.
Breznicasit thonë se ardhja e kosovarëve nëpër rrugët malore ka vazhduar gjtë gjith javës, që kurë policia e doganore e Kosovës ka marrë masat për ndalimin e të rinjëve të cilët marrin rrugën e Perëndimit./BujanociNet/


