Haziri: Mërgata krenaria jonë kombëtare
Gjilan – Mirëseardhje për ‘Gjilanin e dytë’ të mërgatës, që këto ditë u bë bashkë me Gjilanin e vendlindjes. Ju, bashkatdhetarë të dashur, jeni krenaria jonë kombëtare dhe heronjtë e gjallë të Kosovës ka thënë kreu gjilanas.
Shpreh falënderimet e mia të pafundme për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për Gjilanin dhe Kosovën. Definitivisht, i keni dhënë hijeshi qytetit. Pushime të këndshme në familjet tuaja ka shkruar Lutfi Haziri./rajonipress/


