Mobi Casa

Shërbimet e “Eco – Higjiena” kërkohen edhe nëpër fshatra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania “Eco – Higjiena” ka filluar të mbajë takime me fshatrat e komunës së Vitisë për tu ofruar edhe atyre shërbimet e transportimit të mbeturinave. Banorët e fshatit Skifteraj dëshirojnë që të bashkëpunojnë me këtë kompani për të bartur mbeturinat.

Shtrirja dhe aktiviteti i kompanisë “Eco – Higjiena” tashmë është shtrirë edhe në fshatrat e komunës së Vitisë.

Drejtuesit e kësaj kompanie Bajram Isufi, Senad Rama e Burim Kastrati së fundit janë takuar me banorët e fshatit Skifteraj (ish Gjylekar) ku kanë bashkëbiseduar me këshillin e fshatit për të marrë shërbimin e transportimit të mbeturinave nga kjo Kompani.

FIDANISHTJA

Shërbimet Publike të Vitisë inkurajojnë fshatarët për një gjë të tillë. Bajram Isufi drejtor ekzekutiv thotë se “Eco – Higjiena” me të gjithë parametrat pozitiv që i ka në ofrimin e shërbimeve po mundohet që të jetë pjesë direkte e përmirësimit të shërbimeve edhe nëpër fshatra. “Ne synojmë një ambient të pastër edhe në vendet rurale dhe sidomos dëshirojmë t`i inkorporojmë edhe fshatrat e mëdha në mënyrë që mbeturinat të menaxhohen dhe të jenë sa më pak të dëmshme. Kemi sinjale të mira se në të gjitha fshatrat do të gjejmë mirëkuptim dhe bashkëpunim” tha Isufi.

Ndryshe “Eco – Higjiena” vazhdon të jetë njëra nga kompanitë me një storie të suksesit në fushën e Partneritetit Publiko Privat. “Eco – Higjiena” është e përfshirë në shumicën e raporteve që bëjnë Bashkimi Evropian duke e cilësuar atë si një kompani profesionale e angazhuar për një ambient të pastër./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.