UBT

Marrëveshja enigmë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as të shtunën nuk kanë arritur ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshme katërvjeçar. Megjithatë, gazeta ka mësuar se gjatë një takimi që është mbajtur të shtunën mes kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, është arritur pajtimi mes tyre për ta qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.

Sipas burimeve të gazetës, këta dy liderë janë pajtuar edhe për ndarjen e dikastereve ministrore. “Në bazë të kësaj marrëveshjeje PDK do t’i qeverisë tetë ministri, LDK shtatë ministri, ndërsa katër ministri do t’i takojnë minoriteteve”, ka thënë ky burim i gazetës. Por, enigmë vazhdon të mbetet se kush do ta udhëheq qeverinë dhe cila parti do ta ketë kryeministrin e ardhshëm.

Uji Dea

Në këtë pikë edhe gjatë ditës së shtunë ka pasur deklarata të ndryshme nga drejtues të PDK-së e LDK-së. Derisa në partinë e Hashim Thaçit as nuk e kanë pohuar e as mohuar se kryeministri i ardhshëm do të jetë nga PDK, në LDK janë zotuar fuqishëm se kryeministri do t’i takojë vetëm kësaj partie me kryeministër Isa Mustafa…(Tribuna).