Mobi Casa

Kosova s’ua mbush syrin as sirianëve të dërrmuar nga lufta dhe vrasjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vetëm pjesë e rrugëtimit të tij është për të Kosova, për të kaluar në Austri tek djali i axhës. “Ata i kam si të familjes”, thotë një sirian që në Kosovë ka ardhur para 12 ditësh, ndërsa mendon të gjejë një formë për të dalë jashtë saj. “Dua të shkoj në Austri ose në Gjermani”, thotë flokëkuqi nga Siria.

Nuk ankohet për kushtet dhe thotë se janë shumë të mira, por vendet perëndimore të Evropës i konsideron më “të sigurta”.

“Dua të shkoj në Austri, për shkak se është një vend i sigurt, sikurse Gjermania ose Suedia”, tregon ai.

Thotë se nga Siria ka ikur për shkak të luftës

Eco Higjiena

Edhe Kosovën, ku lufta ka përfunduar para 15 viteve, nuk është që nuk e sheh të sigurt.

“Po njerëz të mirë, kushte të mira dhe çdo gjë është në rregull”, tregon ai përshtypjet që i ka fituar për 12 ditë të qëndrimit në Qendrën e azilit në Kosovë.

Por, shton se kushtet ekonomike janë më të mira në vendet perëndimore.

“Dua të shkoj atje për gjëra të tjera, si për një vend pune ose për një jetë më të mirë”, rrëfen ai. /Koha Ditore/