Isufi: Postin e kryeministrit nuk e meriton as Thaçi e as Mustafa
Deputetja nga radhët e LDK-së, Alma Lama, thotë se marrëveshja me PDK-në është që kryeministër të jetë Isa Mustafa.
Lama thotë se në rast se kundërshtohet një gjë e tillë, marrëveshja nuk do të vlejë.
“Marrëveshja është që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë postin e kryeministrit, kjo është marrëveshja, në të kundërtën ajo nuk do të vlejë”, theksoi Lama për Indeksonline.
Ndërkaq, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se koalicioni PDK-LDK ka pasojat e veta, pasi që sipas tij marrëveshja është bërë në ajër.
“Kjo marrëveshje për koalicion i ka pa pasojat e veta, marrë parasysh që është bërë në baza e interesa personale, dhe kur bëhet ashtu pastaj edhe ndarja e përgjegjësive është problem dhe po vazhdon me probleme” , tha Isufi për Indeksonline.
Sipas tij, postin e kryeministrit nuk e meriton as Thaçi e as Mustafa.
“Kryeministrinë nuk e meriton asnjëra palë, pasi që tjetri e ka udhëhequr tash e sa vite dhe vendi ishte afër grminës, ndërkaq tjetri i cili e ka udhëhequr me Prishtinës e kemi parë se sa i aftë ka qenë”, ka shtuar Isufi./Indeksonline/


