Fundamenti

VV dhe AAK kritikojnë PDK-LDK për moskonstituimin e Kuvendit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Partitë e mbetura në opozitë kritikojnë PDK-në e LDK-në për vonesë të paarsyeshme të konstituimit të Kuvendit, duke shtyrë edhe miratimin e buxhetit për vitin 2015. Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe të AAK-së, kjo shtyrje është e dëmshme, edhe për buxhetin e ardhshëm, por edhe për ​shpenzimet e fundvitit të buxhetit aktual, ngase sipas tyre, mund të ketë shpenzime të pakontrolluara që përcillen edhe me shkelje të ndryshme.

Të dëmshme dhe të paarsyeshme e konsiderojnë zyrtarët e opozitës vonesën e PDK-së dhe LDK-së, për konstituimin e Kuvendit, sidomos kur kihen parasysh afatet ligjore për miratimin e buxhetit për vitin 2015.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kjo vonesë i shkakton probleme të mëdha vendit, sidomos kur bëhet fjalë për buxhetin. Mirëpo, Ymeri nuk pret ditë të mira as pas themelimit të institucioneve.

“Mirëpo duke e pasur parasysh se çfarë Qeverie po themelohet dhe çfarë buxheti do ta votojnë, atëherë do të jetë më keq kur të

Uji Dea

themelohet Qeveria sesa që është tani. Në kushtet në të cilat jemi, më shumë po e rrezikon vendin ky buxhet që e ka dorëzuar Qeveria, dhe i cili me gjasë do të jetë buxheti i Qeverisë së re i cili në asnjë moment nuk i merr parasysh nevojat e qytetarëve, por është buxhet që shpenzon para në projektet luksoze të qeveritarëve”, tha Ymeri për Radio Kosovën.

Ndërsa, Haki Shatri nga AAK-ja që i ka udhëhequr financat gjatë mandatit 2004-2007, thotë se kjo vonesë është e dëmshme së pari për shkak se shpenzimet vijuese të këtij viti buxhetor mund të bëhen të pakontrolluara, të pambikëqyrura e ku rrjedhimisht mund të ketë edhe shkelje.

“Çdo vonesë është e pajustifikueshme, është e dëmshme. Unë nuk po dua të hy në arsye, por po duket se këta kanë tash shkaqe shumë subjektive, për të mos thënë të ulëta, për pozita, për poste. Kjo nuk iu falet”, tha Shatri për Radio Kosovën. Në këto rrethana, Shatri thotë se miratimi i buxhetit do të shtyhet për një ose dy muajt e ardhshëm, e Kuvendit nëse arrin të konstituohet para vitit të ri, i mbetet që të vendos për shfrytëzimin e 1/12 të buxhetit të këtij viti gjatë janarit dhe shkurtit. Ndryshe, mbajtja e seancës është paraparë për të hënën më 8 dhjetor, mirëpo ende mbetet e paqartë nëse PDK e LDK do të arrijnë të harmonizojnë qëndrimet deri më këtë datë. Zyrtarë të PDK-së thonë se nëse seanca mbahet më këtë datë, ka mundësi të bëhet edhe miratimi i buxhetit brenda afatit ligjor. Qeveria e Kosovës e ka aprovuar projektbuxhetin për vitin 2015 më 31 tetor, buxhet ky që parashihet të jetë 1 miliard e 576 milionë euro.