Sinani i gatshëm të ndihmojë Shoqatën e Pensionistëve
Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur udhëheqësit e Shoqatës së Pensionistëve-dega në Kamenicë, kryetar Shaip Rexhepaj dhe sekretar Hamdi Kastrati.
Në këtë takim në emër të shoqatës ata parashtruan disa kërkesa kryetarit për t’i ndihmuar komuna që të mbulojnë: shpenzimet e komunalisë, interneti, etj. Prej kërkesave të tyre ishte edhe largimi nga tatimi në pronë, mundësinë për pagesën e internetit, ujit etj.
Sinani falënderoi Shoqatën e Pensionistëve për vizitën që i bënë komunës dhe u shpreh se do t’i shqyrtoj të gjitha mundësit që të përkrahet organizata e pensionistëve në mënyrë që të vazhdohet me realizimin e aktiviteteve dhe projekteve./rajonipress/


