UBT

Qeveria e re të bisedoj me Serbinë për bashkëngjitjen e Kosovës Lindore me Kosovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Vazhdimi i bisedimeve Kosovë – Serbi si duket është edhe kusht bazik i ndërkombëtarëve për qeveritë e Beogradit dhe Prishtinës dhe si kusht për të dy shtetet për të vazhduar më tutje rrugën e tyre drejtë integrimeve “Euro Atlantike“.

Sipas Kushtrim Kadriut gjatë këtyre negociatave që do të ri fillojnë kanë mbetur shumë çështje për tu diskutuar e të pa diskutuara mes organeve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë. “Unë mendoj se është bërë dhe do të bëhet një dialog i kotë e pa rezultate të mira nëse nuk diskutohet çështje e cila zgjidhë një herë e mirë kontestet mes Serbisë dhe Kosovës, e ai kontest është Kosova Lindore”.

Ky regjion i banuar me shqiptar, e i pastër etnikisht me shqiptarë dhe i qeverisur nga shteti serb, është një arsye fondamentale për tu bashkuar me trungun e saj republikën e Kosovës.

FIDANISHTJA

Si rezultat i kësaj gjendjeje gjithnjë do të këtë telashe pasi që këta qytetarë janë të pa kënaqur të jetojnë në këtë mënyrë dhe si rezultat i kësejë pakënaqësie kjo zonë gjithnjë do të jetë një “Vatër” e ndezur krize që pritet të shpërthej nga momenti në moment e do të prishë stabilitetin regjional të gadishullit Ballkanik.

Andaj sipas Kadriut zgjidhja më e mirë do të ishte bashkëngjitja e Kosovës me komunat e Preshevës, Medvegjes e Buajnocit, ku si rezultat i këtij veprimi do të krijohej një zgjidhje afatgjate duke përfunduar konfliktin një shekullor Shqiptaro – Serb.

Ata të cilët janë skeptik dhe kundërshtojnë këtë ide vazhdimisht thonë se do të bëhet një precedent ndërkombëtar, e disa arsyetime për të mos ndodhur ky proces shumë i nevojshëm për regjionin, por ne nuk do të ishim të parët që bëjmë shkëmbime territoresh sepse kjo praktikë ndërkombëtare është e njohur edhe më herët dhe tek e fundit regjioni i Ballkanit është rast specifik shprehet Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.