UBT

Haziri: Po bëhen të gjitha përgatitjet për shënimin e 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së Bordit të Drejtorëve dhe Zyrave, ku janë diskutuar një sërë çështjesh.

Në takim, është diskutuar për përfundimin e organogramit në bazë të statutit, draft rregulloren për tarifat, progresin për projektin e varrezave të dëshmorëve, për planin dinamik për 20 projektet në proces nga qeveria dhe donatorët etj.

Drejtorët komunal kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe nevojat rreth përfundimit të organogramit të sipërpërmendur.

Hidromorava

Ndër të tjera, kryetari i Komunës Lutfi Haziri pohoi se jemi në përgatitje për shënimin e 70vjetorit të masakrës së Gjilanit, ku do të mbahet një Akademi përkujtimore më 22 dhjetor 2014, në të cilën do të paraqiten referenca, punime e hulumtime shkencore etj.

Në takimin e Bordit u konkludua se është shumë e domosdoshme që në vitin e ardhshëm të bëhet një hulumtim në detaje për zbardhjen e kësaj masakre, e cila njihet si më e madhja në të gjitha luftërat deri më sot, ku janë ekzekutuar mbi 8000 qytetarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.