FIDANISHTJA

Hoxhaj nuk e lë Daçiqin të flasë në emër të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hoxhaj është përplasur me homologun e tij serb, Daçiq pasi ministri i jashtëm kosovarë nuk e ka lënë të flas në emër të Kosovës homologun e tij serb, Ivica Daciq.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në takimin e Koalicionit kundër ISIS në NATO, të thirrur nga Sekretari Amerikan, John Kerry, raporton KTV.

Hoxhaj është përplasur me homologun e tij serb, Daçiq pasi ministri i jashtëm kosovarë nuk e ka lënë të flas në emër të Kosovës homologun e tij serb, Ivica Daciq.

Kryediplomati serb gjatë fjalimit të tij ka thënë se Ballkani është në rrezik nga radikalët pasi “në rajonin e Rashkës në jugperëndim të Serbisë dhe në Kosovë ekzistojnë pjesëtarë të radikalizuar të komunitetit islam, të vendosur në qendra fetare që financohet nga jashtë”.

Menjëherë ka reaguar Hoxhaj duke kërkuar nga Daçiqi që të mos e keqpërdor takimin.

Mobi Casa

“Unë kam kundërshtuar fuqishëm përmendjen e Kosovës në një deklarim të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq me ç’rast kam kërkuar që ai të mos keqpërdor një takim të tillë të madh global nën udhëheqjen e SHBA-së meqë ai nuk ka të drejtë të flasë në emër të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj për KTV-në.

Hoxhaj, bashkë me ministrat e jashtëm të rajonit, një ditë më parë, kanë marrë pjesë në një seancë diskutimi në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Në fjalën e tij Hoxhaj ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke thënë se përmbyllja e negociatave për MSA-në këtë vit ishte një arritje e madhe për të dyja palët. Më tej, ai ka insistuar se është koha e fundit për të marrë një vendim për vizat dhe nevojën që shteti i ri të njihet nga pesëshja evropiane.

© KOHA. net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.