Fundamenti

Komuna largon barakat nga hapësira publike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me qëllim të lirimit të hapësirave publike, Komuna e Vitisë ka kërkuar largimin e 3 barakave të cilat kanë qenë të vendosura në hapësirën përball objektit të ri të administratës komunale. Ndonëse deri me tani ishin larguar dy prej tyre një barakë akoma ishte e vendosur aty. Por edhe kjo barakë është larguar sot nga hapësira në fjalë.

Ushtrues detyre i Drejtorit të Inspeksionit në Viti, Skënder Ahmeti tha se palët të cilët kanë pasur të vendosur barakat e tyre në hapësirën publike përball objektit të ri të administratës janë njoftuar me shkrim se duhet të bëhet largimi i tyre se për ndryshe do të bëhet ekzekutimi i dhunshëm i tyre. “Kemi kërkuar largimin e këtyre barakave nga hapësirat publike pasi që kjo hapësirë po ju nevojitet komunës, pas kërkesave tona dy prej tyre janë larguar por vetëm një jo. Dhe ne i kemi marrë sot masat që të bëjmë ekzekutimin dhe largimin e saj dhe atë me ndihmën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike” u shpreh Ahmeti .

FIDANISHTJA

Ai mandej tha se të gjithë ato baraka të cilat janë vendosur në hapësirat publike pa leje do të hiqen. “Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë të vendosur baraka në hapësirat qendrore të qytetit e në veçanti në hapësirat publike që të pajisen me leje përndryshe ne do të bëjmë largimin e tyre në mënyrë të dhunshme” u shpreh Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.