UBT

Ekspedita e KF Bashkimit niset për Durrës e Kavajë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Klubi futbollistik KF Bashkimi me gjithë stafin e tij sot kanë udhëtuar në dy qytete të Shqipërisë në Durrës e Kavajë.

Futbollistët e Bashkimit në këtë vizitë treditore do të zhvillojnë një ndeshje futbollistike me Besën e Kavajës dhe një sërë aktivitetesh tjera.

Ndërsa krerët e KF Bashkimit do të kenë edhe një takim me kryetarin e Bashkësisë së Kavajës Elvis Rroshin.

FIDANISHTJA

Kryetari i “kuq e zinjëve” të Bashkimit, Xhevat Leka lidhur me këtë vizitë ka theksuar.

“Jemi të nderuar për këtë vizitë vëllazërore në këto dy qytete të Shqipërisë, do të kemi takime me personalitete të larta të këtyre vendeve do të kemi edhe një ndeshje miqësore me Besën e Kavajës, qëllimi i vizitës sonë është të ndërtojmë ura të bashkëpunimit për gjeneratat e ardhshme. Në të ardhmen do të bëjmë përpjekje këto vizita të jenë sa më të shpeshta ndërsa jemi shumë të lumtur që pikërisht në 75 vjetorin e themelimit të klubit të KF Bashkimi po e festojmë në shtetin Shqiptarë”./rajonipress/