Adelina Ismaili: Kolosi Rugova jeton përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona
Këngëtarja Adelina Ismaili, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në datën e ditëlindjes së tij.
Adelina njihet si përkrahëse e madhe e Rugovës, gjë që e ka vërtetuar edhe njëherë nëpërmjet postimit të saj.
“Sot festojmë datëlindjen e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Kolosi Rugova jeton përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se këngëtarja vite më parë i kishte kushtuar edhe një këngë presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
© KOHA.net


