United Hospital

Dy rrugë që çojnë te posti i presidentit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Llogaritë e bëra për përfshirjen e postit të presidentit në ndarjen e pushtetit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, nga ana ligjore e kushtetuese duken vështirë të realizueshme. PDK dhe lideri i saj Hashim Thaçi, po tregojnë shenja mospajtimi me faktin që posti i presidentit të mbetet jashtë pazarit politik në kohën kur LDK e ka bërë të qartë se pa postin e kryeministrit, do ta prishte edhe marrëveshjen me PDK-në. Si parti fituese e zgjedhjeve, PDK-së po i mbetet posti i kryetarit të Kuvendit.

Në këtë mes, llogaritë politike që ende mbeten në fuqi, janë që aty në pazarin e ndarjes së pushtetit të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit, duke aluduar në një marrëveshje me presidenten Atifete Jahjaga, e cila sipas këtij skenari, brenda 6-7 muajve do ta lëshonte këtë post për liderin e PDK-së Hashim Thaçi. Por, dorëheqja e presidentes, për kah ana ligjore-kushtetuese vlerësohet se është e pamundshme të realizohet në këso rrethana.

Mobi Casa

Në bazë të skenarëve të PDK-së, por të cilat në heshtje nuk i kishte kundërshtuar as LDK-ja, ishte llogaritur që nën emrin e formimit dhe funksionimit të institucioneve të Kosovës, me anë të marrëveshjes t’ia shkurtojnë mandatin kushtetues pesë vjeçar presidentes Atifete Jahjaga, duke besuar se një marrëveshje të tillë do ta pranonte edhe presidentja…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.