ARKATANA

Beteja për ministri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe ajo e Punëve të Brendshme pritet të mbesin sërish në duart e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit vështirë se do të heqë dorë nga këto ministri, dhe kësisoj LDK do të duhet të kënaqet me ministritë e tjera, e të cilat në shumë raste kanë treguar se janë vështirë të menaxhueshme.

Në tërë këtë situatë të krijuar të dyja subjektet politike që kanë lidhur marrëveshje për të bashkëqeverisur vendin në katër vitet e ardhshme, po zvarrisin edhe më tej hartimin e një dokumenti që do të përcaktonte se kush do të qeveriste me resorët qeveritarë. Këto janë vlerësimet e njohësve të rrethanave politike në vend, sipas të cilëve PDK edhe këtë radhë do të tentojë që në çdo formë t’i mbajë ata resorë që asaj i sigurojnë komoditet të udhëheqjes së ardhshme katërvjeçare.

ARKATANA

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Tribunën ka thënë se PDK do të vazhdojë t’i udhëheqë ato ministri të cilat asaj i sigurojnë vëllimin më të madh të tenderëve përmes MI-së si dhe të ketë kontroll mbi Policinë e Kosovës përmes MBP-së. Ndërsa, për Korenicën PDK do të vazhdojë të mos shprehë interesim për disa ministri, siç ka bërë deri më tani…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.