LVV: Dështimet e qeverisjes Haliti në arsim dhe administratë!
Viti – Qeverisja Haliti ka hyrë në vitin e katërt të mandatit të saj dhe akoma ne si qytetarë s’kemi parë një ndryshim prej qeverisjes së kaluar, e cila qeverisje më shumë ka qenë në shërbim të elitës së saj politike sesa për mirëqenien e përgjithshme vitiase. Sokol Halitit dhe ekipit të tij të dështuar çdo ditë e më shumë po iu vërtetohet e kundërta, po iu argumentohet fuqishëm pamundësia për të dhënë e realizuar një qeverisje kredibile dhe të përshtatshme për trupin qytetarë thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Viti.
Reagimi i plotë
Kjo qeverisje pushtetin e kishte fituar pikërisht përmes premtimeve elektorale për një Viti ndryshe nga sa kanë pasur, për një qytezë që frymon lirshëm prej rrjeteve klienteliste dhe nepotiste duke garantuar sundim të rendit dhe ligjit. Duke vazhduar nën këtë frymë edhe ia kishin arritur të përfitonin besimin qytetarë dhe realisht të fitonin mandatin lokal në raport me subjektet tjera politike.
Tashmë kur tërheqim paralele mes fjalëve dhe programit që në vazhdimësi e shquante si program qytetarë dhe ekonomik, dhe gjendjes në të cilën udhëhiqet kjo komunë, njëmend konstatojmë për një degradim të skajshëm në çdo sferë.
Çdo sferë me rëndësi qytetare, ky nivel qeverisës ka arritur dhe arrin ta sundoj përmes rrjetit të tij kilienteliste, duke bërë që transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjshmëria të jenë vetëm çështje iluzore ose nivel abstrakt dhe aspak të prekshme praktikisht për trupin qytetarë.
Ne si qytetarë argumentueshëm mund të flasim për qeverisjen Haliti, atë qeverisje “Brilante” ne çdo ditë po e prekim si qeverisje të dështuar dhe të degraduar, për të mos mund asnjëherë të flasim për qeverisje më qytetare dhe më e afërt me nevojën e trupit publik. Sot po të vlerësosh çdo dikastere komunal, ajo që vërën mesë shumti është instalimi i militantëve partiak, shtrirje të asaj kategorie e cila në masë të konsiderueshme i hynë në punë, ose individ që janë vartës të zakonshëm të tij.
Kjo qeverisje, fillimisht ka munguar të jetë qeverisje për nevojën qytetare, ka munguar të jetë qeverisje pa baza seleksionuese si dhe ka dështuar të ketë vizion të qartë dhe qytetar. Pra, kjo mendësi e gabuar politike ka neglizhuar funksionalitetin e saj ligjor duke tejkaluar nevojën qytetare si prioritet thelbësorë që konsiderohet këtu në komunën e Vitisë.
Përformanca Haliti, në çdo aspekt ka qo-orientuar drejtimin e saj, duke vazhduar nën këtë logjikë asociale dhe a pozitive, ka arritur të përmbys besimin e asaj pjese që kishin besuar për një frymim më ndryshe të qeverisjes Haliti.
Për të argumentuar tekstin e lartë përmendur ne në vijim do ti prezantojmë disa nga shkeljet në dikasteret të cilët kjo qeverisje i ka përdorur për ti rehatuar militantet e vet, duke de funksionalizuar objektivin e institucionit si dhe duke ia shtrembëruar obligimin themelorë që i përcaktohet me ligj e statut.
Fushat për të cilat do të flasim në hollësi janë : Arsimi si dhe Administrata komunale.
Sfera e arsimit në komunën e Vitisë, është skajshëm e dominuar prej parregullsive. Kjo fillon prej drejtorit të këtij dikasteri që është Qahil Sinani, e deri te punëtori më i thjeshtë.
Ky sektorë për vite është lënë nën dominimin e lidhjeve familjare, rrjeteve kilienteliste, montimin e konkurseve, mos shpalljen e tyre, lejimin e institucioneve arsimore me ushtrues detyre deri në një periudhë 9 mujore si dhe dërgimin përkatësisht rehatimin e militantëve duke filluar prej arsimit të mesëm e deri tek ai i ciklit më të ulët.
Vetë kreu i këtij dikasteri në një nga intervistat mediale kishte deklaruar se as ligjin e arsimit para universitarë nuk e njoh konsiderueshëm. Çka tregon njëherësh për denjësinë dhe seriozitetin në organizimin e tërësishëm të sistemit arsimor. Kjo drejtori do duhej të ishte shembulli se si duhet të menaxhohet me shtyllën më themelore të një shoqërie.
Pra, çka mund të presim prej kësaj sfere, kur në raportin e institucionit të Avokatit të Popullit, komuna e Vitisë prinë ose është në mesin e komunave tjera që dominohet prej parregullsive të shumta si dhe manipulimin me kuadrin arsimorë.
Parregullsi që nisin qysh prej formimit të komisioneve për intervistimin e kandidatëve, mostrajtimin e barabartë si dhe futja e atyre që shkojnë në baza të njëjta partiake. Po ashtu duke u bazuar në formularin për poentimin e kandidatëve, vërehet se në këtë komunë si kriter për poentim të kandidatëve është edhe: “Kandidati vendas, kandidati që jeton ku gjendet shkolla i caktohet 1 pik paraprakisht.
Avokati i Popullit, duke analizuar kriteret për poentimin e kandidatëve në komunën e Vitisë, konstaton se kriteri në bazë të cilit kandidatët të cilët jetojnë në lokalitetin ku gjendet shkolla, sipas të cilit kriter konkurruesit fitojnë pikë, është kriter diskriminues, ky kriter në njërën anë, shkelë të drejtën për trajtim të barabartë dhe krijon pabarazi mes konkurrentëve dhe në anën tjetër krijon favorizim për kandidatët në bazë të lokalitetit ku jetojnë, me që sipas Kushtetutës, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe me që askush nuk mund të diskriminohet.
Këto parregullsi dukshëm janë të shpërfaqura edhe në shkollën e mesme, Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, ku disa nga profesorët ligjërojnë në s’përputhje me atë çfarë thirren zyrtarisht. Këto janë disa nga vërejtjet që skajshëm e rëndojnë sistemin arsimorë dhe të cilat në këtë qeverisje as nuk mendohet se mund të sanohen. Pra kjo qeverisje është më shumë në shërbim të elitës së saj sesa për krijimin dhe organizimin e një jetë më të gjithëmbarshme sociale dhe ekonomike.
Ndërsa sa i përket administratës komunale, kemi të bëjmë me këto padrejtësi.
Përkundër proklamimit të Kryetarit Haliti për një qeverisje të mirë, duke aluduar në një administratë efikase, efektive, transparente, llogaridhënëse, sundim të ligjit, qytetarit vitias po ju servohet e kundërta. Tri vite pushtet pa asnjë ndryshim as edhe kozmetik në Administratën e udhëhequr nga kryetari Haliti.
Problemet me të theksuara që e përcjellin administratën komunale të Vitisë janë: Planifikim i dobët në administratë, shërbime të dobëta dhe burokratike, mungesa e efektivitetit dhe efikasitetit, përformancës së dobët në shërbime administrative, mos dixhitalizim të administratës, deficit të stafit profesional, politizim të skajshëm duke bërë kurdisje të konkurseve dhe anomali tjera që e përcjellin çdo ditë.
Të gjitha këto i dokumentojnë Raporti i Përgjithshëm i Auditorit për Komunën e Vitisë për 2015 dhe Raporti i Avokatit të Popullit për kurdisje dhe shkelje të kritereve të konkursit. Pastaj një gjë që është e theksuar në Raportin e Auditorit ku shpenzime i buxhetit komunal për paga dhe mëditje është rritur për vitin 2015 , pikërisht nga angazhimi i militantëve partiak për shërbime të veçanta, që numri i tyre është bukur i madh.
Për të qenë një administratë funksionale duhet të ecim me trendin e e-qeverisjes duke bërë një administratë digjitale për të gjitha shërbimet administrative, burime njerëzore profesionale, rritja e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve, rekrutimi i shërbyesve civilë në bazë të meritokracisë jo në baza partiake, transferime e shërbyesve civilë brenda administratës në bazë të përformancës në punë dhe hapësira e mjaftueshme fizike.
Për një Administratë efikase, efektive, transparente, llogaridhënëse që do të jetë në shërbim të qytetarëve duhet një vullnet i eprorit të institucionit në këtë rast kryetarit të Komunës , Sokol Haliti dhe njerëz profesionistë që do ta përgatisin terrenin për këto ndryshime.
Kjo qeverisje përbën mendësinë e një qeverisje kilienteliste qeverisje e cila skajshëm ka dalur jashtë obligimit për të cilin edhe thirrej, pra duke qenë e tillë meriton të merre ndëshkim qytetarë përfundon vlerësimi i Vetëvendosjes në Viti./rajonipress/

