UBT

Riatdhesimi thellon varfërinë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

​Thellimin e varfërisë në Kosovë thuhet të kenë rritur edhe numri i qytetarëve të Kosovës të cilët kohëve të fundit janë riatdhesuar nga vendet e ndryshe evropiane. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga viti 2008 e deri më tani, vlerësohet se nga shtetet e Bashkimit Evropian janë riatdhesuar mbi 25 mijë persona.

Derisa, gjatë vitit 2013 numri i personave të riatdhesuar ka qenë mbi 5 mijë persona. Kthimet, kryesisht janë bërë nga Gjermania, Suedia , Zvicra dhe Franca.

Një hulumtim i bërë nga Rrjeti i Kosovës Kundër Varfërisë, thuhet se pavarësisht se autoritetet e vendit janë zotuar se qytetarëve të riatdhesuar do t’iu ofrohen kushtet e nevojshme, shumë familje po ballafaqohen me probleme ekonomike dhe sociale.

Vehbi Mujku nga kjo organizatë, theksoi se familjet e riatdhesuara në Kosovë kanë përkrahje nga autoritetet e Kosovës, por që kjo përkrahje është vetëm 12 muaj dhe pas kësaj periudhe gjendja ekonomike dhe sociale e tyre është e pa sigurtë.

“Numri i familjeve dhe individëve të kthyer, riatdhesuar, ka ndikuar drejtpërdrejtë në thellimin e varfërisë në Kosovë. Ka disa shkaqe që ky kthim e ka rritur shkallën e varfërisë në Kosovë. Një nga këto është mungesa e strehimit për shumë nga këto familje”, thekson Mujku.

Sipas këtij hulumtimi shumë prej këtyre familjeve të riatdhesuara janë raste sociale dhe kanë problem me punësimin dhe arsimimin. E gjithë kjo siç thekson Mujku, e ka rënduar jetesën e tyre.

“Duke u nisur nga e gjithë kjo këto familje çdo herë paraqiten në sistem si familje me probleme tjera të theksuara sociale, siç është dhuna në familje, sjellja asociale e fëmijëve, braktisja e shkollave nga fëmijët, bredhja rrugëve dhe ndonjëherë edhe krimi”, thekson Mujku.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila koordinon procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar kanë theksuar si të nevojshme që procesi i riatdhesimit të kalojë në nivelin komunal.

Hidromorava

Kushtrim Nreci nga Departamenti për Ri-integrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka theksuar se edhe niveli lokal duhet të jenë të përgatitur pasi që numri i të kthyerve do të rritet.

“Gjatë viteve në vijim do të kemi edhe një numër më të madh të të kthyerve dhe do të kemi një numër të madh i cili duhet të na gjejë të përgatitur që t’i përballojnë sfidatdhe proceset që na takojnë”, thekson ai.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thekson se personave të riatdhesuar duhet t’iu krijohen kushte adekuate për ri-integrim.

“Personat të cilët riatdhesohen kanë një mentalitet tjetër nga ajo që është në Kosovë. Ata atje kanë pasur një jetë më të mirë sesa ajo çka i pret këtu. Shumë prej tyre kanë punuar dhe janë aftësuar atje në ndonjë profesion që ndoshta në Kosovë ka mungesë, dhe shteti i Kosovës në këtë aspekt duhet të krijojë kushte për ta”, vlerëson Arifi.

Pavarësisht numri të madh të të riatdhesuarve, se fundi interesimi i të qytetarëve të Kosovës për të migruar në vende të ndryshme të botës është rritur.

Riatdhesimi i migrantëve dhe ri-integrimi i tyre është një nga parakushtet kryesore për të hequr regjimin e vizave me BE-në./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.