Mobi Casa

Urimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan me rastin e festës së flamurit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Me rastin e festës së flamurit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan uron të gjithë qytetarët me përgëzimet më të mira për jetë të rehatshme dhe mirëqenie në familje e shoqëri. Ngjarjet e mëdha nëpër të cilat kaloi vendi dhe populli jonë gdhendën krenarin dhe nderin e kombit tonë. Momentet e tilla historike determinuan të ardhmen duke e vendos në binarë të sigurt subjektivitetin e qenies sonë në këto troje.

Vendimet e tyre dhe sakrificat e më pasme në mbrojtjen e idealeve tona na veshin me petkun e përgjegjësisë duke na bërë të vetëdijesohemi për barrën e amanetit që bartim nga trashëgimia e lavdishme e cila për ne vendosi shenjat e rrugëtimit dhe qartësoi kahet e ecjes drejt shtigjeve të pavarësisë. Shtetësia e Kosovës na dha kuptimin e duhur dhe sublimoj vullnetin e popullit tonë.

Shumë kush nga ne sakrifikoi jetë e pasuri që ne të gëzojmë këtë liri ndërsa ne na mbetet që të ndërtojmë paqen, sigurinë dhe mirëqenien e këtij vendi. Një shtet ku të gjithë do të ndjehen mirë, aty ku sundon rendi dhe ligji, ku të gjithë jetojnë duke gëzuar të drejtat e tyre si objektiva jetike për individin dhe shoqërinë. Le të jenë këto festa përkujtim i lidhjes së besës, dhe se ne do të dimë të çmojmë kontributin e atyre që investuan për vendin tonë, duke realizuar objektivat e tyre.

FIDANISHTJA

Sigurisht se ne në Bashkësinë Islame, si besimtarë dhe institucion do të jemi të devotshëm dhe të përkushtuar në këtë rrugëtim. Nuk ka dyshim se në të kaluarën tonë dhe në të tashmen, në ulemat dhe qëndrimet dhe veprimtarinë e tyre patriotike, kombëtare e fetare, kemi shembullin më të mirë.

Me rastin e kësaj feste në të gjitha xhamitë e Komunës së Gjilanit, në ligjëratën e xhumasë- Hytbe, do t`i kushtohet kontributit të figurave më të ndritura të ulemasë, në zgjidhjen e qeshtjes kombëtare, fetare dhe të atdheut. Urime festat e nëntorit në 102 vjetorin e pavarësisë thuhet në urimin e Sulejman Osmanit në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.