ARKATANA

Mustafi, çelësi i suksesit të Arsenalit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Theo Walcott beson se transferimi i Shkodran Mustafit ia ka sjellë Arsenalit një freski, të cilën nuk e kishte për vite të tëra, raporton zeri.info.

Futbollisti shqiptar iu bashkua “Topçinjve” për afro 35 milionë funte nga Valencia dhe po tregon paraqitje të shkëlqyeshme, përkundër vështirësive në të cilat hasi në fillim të eksperiencës londineze.

Mobi Casa

Përfaqësuesi anglez thotë se futbollisti shqiptar nga Maqedonia, i cili për momentin po shërohet nga një lëndim, po kontribuon në ndryshimin e mentalitetit në skuadrën e Arsene Wengerit.

“Këtë sezon ka diçka ndryshe tek ne. E kemi për momentin Mustafin e lënduar, por ai do të kthehet edhe më i fortë. Në dhomat e zhveshjes është një atmosferë solide për momentin, gjë të cilën nuk e kisha parë asnjëherë. Shkodrani na ka sjellë mentalitet tjetër”, tha Walcott. /Zëri/