FIDANISHTJA

Kosova gjatë tetorit më së shumti eksportoi në Kinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin tetor 2014 prej 205,3 milionë Euro, krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2013, ku deficiti ishte 192,6 milionë Euro. Eksporti mbulon importin me 12.6%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2014 kishte vlerën 29,6 milionë Euro, e cila është një rritje prej 13.2%; ndërsa importi ka një rritje prej 7.4%, ose në vlerën 234,9 milionë Euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Kosova del të ketë eksportuar më së shumti në Kinë gjatë këtij muaji, e si gjithmonë importi më i madh është bërë nga Serbia.

Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për “Statistikat e Tregtisë së Jashtme lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2014.

Uji Dea

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 52.9% e eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% produktet minerale; 7.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.2% produktet bimore; 4.0% tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 19.7% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.0% produktet e industrisë kimike; 6.1% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.6% mjetet e transportit etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 19.3% për eksport dhe 42.9% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 40.2% për eksport dhe 30.5% për import, në raport me tetorin e vitit 2014. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Kinë 27.5%, Maqedoni 13.5%, Shqipëri 12.9%, Mali të Zi 7.0%, Serbi 5.6%, Gjermani 4.7%, Itali 4.3% etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia 16.4%, Italia 10.2%, Gjermania 10.1%, Turqia 8.7%, Kina 8.4%, Shqipëria 5.9%, Maqedonia 5.4% etj./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.