Mobi Casa

Për herë të parë në histori, Medvegja me kryetar shqiptar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një ditë pas dhënies së lamtumirës së fundit kryetarit të Medvegjës, Slobodan Drashkoviq, i cili ndërroi jetë papritmas, kjo komunë ka mbetur me ushtrues detyre.

Këtë e ka konfirmuar për medvegja.net vetë Florim Sahiti, i cili deri më tani ishte zëvendëskryetar i Komunës së Medvegjës. Të gjitha kompetencat e kryetarit të Komunës tanimë kanë kaluar te zotëri Sahiti, i cili këtë post do të vazhdojë ta mbajë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

FIDANISHTJA

Kjo është hera e parë në historinë e re të Medvegjës që atë e drejton një kryetar shqiptar, e ky është pikërisht Florim Sahiti. Për detaje më të hollësishme do të ju informojmë ditëve në vazhdim.