Fundamenti

Hasi kërkohet nga ish-skuadra

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Menaxheri kosovar, Besnik Hasi mund të rikthehet shumë shpejt të drejtoje një skuadër, pasi Genku në Belgjikë pritet të shkarkojë trajnerin.

Sipas medieve belge, Hasi është kandidati kryesor që pritet t’i jepet besimi për të ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm, ku synimi do të jetë titulli kampion.

FIDANISHTJA

Puna e mirë e bërë nga trajneri gjakovar në vitin e parë me Anderlehtin, duket se ka mbetur në mendjen e drejtuesve të Genkut që vlerësojnë trajnerin shqiptar.

Më herët Besniku kishte qenë lojtari i Genkut, ku në sezonin 1994-2000 kishte zhvilluar 140 paraqitje dhe kishte shënuar 22 gola./IndeksOnline/