ARKATANA

Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë.

“I falënderoj përzemërsisht mësimdhënësit e nxënësit për punën e madhe që kemi bërë së bashku gjatë këtij gjysmëvjetori të parë të vitit shkollor për të arritur rezultate sa më të mira. Prioriteti i parë i qeverisjes së Gjilan vazhdon të mbetet arsimi. Kemi punuar me të gjitha kapacitetet tona dhe me përkushtim që të krijojmë kushte edhe më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie sepse këta nxënës nesër do të jenë të zot të vetvetes në të ardhmen, do ta udhëheqin shtetit dhe do të profilizohen në të gjitha fushat e rëndësishme”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Ai ka nënvizuar investimet e mëdha që Komuna e Gjilanit ka bërë në sektorin e arsimit gjatë këtij viti, duke precizuar ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme.

“Kampusi është model për Republikën. Jam shumë krenar për këtë arritje. Përveç tjerash, jemi duke punuar shumë në ndërtimin e tre çerdheve të reja, njëra prej të cilave është në përfundim. Me këtë rast i falënderoj donatorët e shumtë për mbështetjen e vazhdueshme në arsim, si USAID, GIZ e Caritasin zviceran”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.