Hidromorava

STRAS rekomandon Qeverinë të sillet si pronar real i pronës së Aeroportit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që edhe më tutje duhet të ketë parasysh se është pronari real i pronës së Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Ibrahim Rexhepi nga kjo organizatë ka thënë të hënën se ekzekutivi kosovar nuk duhet të sillet me komoditetin se tash ajo është brengë e koncensionarit dhe vetëm të pret fundin e vitit, ashtu që të arkëtojë hisen që i takon nga biznesi i zhvilluar aty.

“Gjykata të ketë me prioritet konteste gjyqësore që kanë të bëjnë me shpronësimin e tokave për nevojat e ANP-së. Meqenëse çështjet ende nuk janë zgjidhur, ato mund të paraqesin problem për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të ANP-së”, ka thënë ai.

Hidromorava

Sipas Rexhepit, Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të reagojë në institucione relevante ndërkombëtare, si është IATA për mënyrën e funksionimit të tregut të aviacionit civil në rajon, posaçërisht kur është fjala për subvencionet në disa shtete, më konkretisht Maqedonia, që iu ofron kompanive ajrore për rritjen e numrit të udhëtarëve.
“Këto subvencione iu mundësojnë kompanive maqedonase që në treg të paraqiten me çmime damping, përkatësisht nën nivelin e kostos së tyre”, ka theksuar ai.

Rexhepi ka thënë se Kompania LKIA të bëjë të gjithë punët përgatitore, si rreth kompletimit të dokumentacionit, ashtu edhe për pagesat e nevojshme, në mënyrë që të siguroj të gjitha lejet e nevojshme për vazhdimin e punimeve në infrastrukturë dhe për rrumbullakimin e ciklit investues.
© KOHA.net