FIDANISHTJA

Kosova po i humb talentet

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Kosovës do t’i duhet të presë edhe shumë kohë për ta nxjerrë në skenë një futbollist si Milot Rashica. Infrastruktura e dobët e mbi të gjitha kriza çdo herë e më e madhe financiare nëpër klube, po bën që shumë pak të punohet me talente të rinj.

Futbollit kosovar së fundmi po i mungojnë futbollistët e rinj.

“Kryetarët e klubeve nuk duhet të bëjnë presion te trajnerët, në mënyrë që ata të kenë guxim të futin në lojë një talent. Përveç kësaj edhe bashkëpunimi i trajnerit të ekipit të parë me ata të shkollave duhet të jetë maksimalisht i mirë. Kosova brenda një periudhe 10-vjeçare duhet të nxjerrë së paku 3 lojtarë të nivelit të Rashicës”, ka thënë Bekim Shotani.

Kosovës do t’i duhet të presë edhe shumë kohë për ta nxjerrë në skenë një futbollist si Milot Rashica. Infrastruktura e dobët e mbi të gjitha kriza çdo herë e më e madhe financiare nëpër klube, po bën që shumë pak të punohet me talente të rinj. Kjo është arsyeja që viteve të fundit futbollit tonë po i mungojnë kjo kategori e lojtarëve. Në fakt në Kosovë gjithmonë është mburrë për posedimin e talenteve, por sivjet këta talente mund të kryejnë punë vetëm për futbollin vendor, e jo që ngjallin ndonjë interes të madh edhe për klubet evropiane të cilët do ta kishin blerë ndonjë. Kjo bën të besojmë se afati kalimtar i janarit të jetë shumë i varfër sa u përket transfereve ndërkombëtare. Dy trajnerët kosovarë, Bekim Shotani e Agron Selmani, shohin shumë arsye pse futbolli ynë ka stagnuar sa i përket zbulimit të talenteve viteve të fundit.

FIDANISHTJA

Trajnerët më guximtarë “Te shqiptarët është dukuri gjenetike talenti. Në Superligë kemi shumë lojtarë me perspektivë, por pak po ju jepet hapësirë. Do të ishte shumë mirë që në formacionin bazë të kemi 3 lojtarë nën moshën 20 vjet dhe jo vetëm nga një dhe pas 15 minutave t’i ndërrojnë”, ka thënë trajneri vushtrrias, Bekim Shotani. “Te Trepça’89 kur kam qenë unë, kam aktivizuar gjeneratën e re siç ishin Florent Hashani, Muharrem Jashari, Ylber Maloku dhe që të tre kanë treguar performancë të mirë. E pranojmë se po na mungon zbulimi i talenteve, por arsye se ata po shuhen pa ju afruar shansi për lojë. E dimë që lojtarin vetëm loja kampionale e zhvillon e jo qëndrimi në bankën rezervë deri në moshën 24- vjeçare, gjë e cila pastaj po bën të humbë durimin dhe të shuhet ai talent”, ka thënë ish-trajneri i Kosovës së Vushtrrisë dhe Trepçës’89, Bekim Shotani. “Kryetaret e klubeve nuk duhet të bëjnë presion te trajnerët në mënyrë që ata të kenë guxim me fut në lojë një talent. Përveç kësaj edhe bashkëpunimi i trajnerit të ekipit të parë me ata të shkollave duhet të jetë maksimalisht i mirë. Kosova përfundimisht brenda një periudhe 10-vjeçare duhet të nxjerrë së paku 3 lojtarë të nivelit të Milot Rashicës, pasi këtu ka potencial”, ka thënë Shotani, duke kujtuar kohën kur Rashica ishte pjesë e Kosovës së Vushtrrisë aty ku edhe ju dha mundësia të tregoi talentin e tij. “Milotin në lojë e ka futur trajneri Luan Prekazi në moshën 16-vjeçare dhe unë isha ndihmës i Luanit. Pra, ai kishte guxim ta futë në ndeshje një 16-vjeçar dhe ka ditë ta menaxhoi si duhet prej lojës në lojë, gjë e cila edhe i solli këto rezultate”, ka përfunduar Bekim Shotani.

Mungojnë menaxherët Për trajnerin Agron Selmani, Kosova ka shumë talente por ato duhet të menaxhohen si duhet dhe kërkohet një punë specifike me ta për t’i nxjerrë në shesh. “Kosova hyn në grupin e vendeve të varfra dhe çdo orientim strategjik i klubeve për prurje të lojtarëve nga jashtë Kosovës do të ishte e përkohshme, e kushtueshme dhe e papërballueshme nga ana financiare për vetë klubet. Prandaj opsioni i vetëm konkret dhe i qëndrueshëm për momentin është krijimi i kuadrove vendore. Klubet duhet të kthehen dhe të kenë në fokus shkollat apo akademitë e futbollit, duhet të investohet në to, në përmirësimin e infrastrukturës dhe të edukimit të kuadrove. Menaxhimi me lojtarët talente është një proces, i cili ka për detyrë t’i siguroj klubit, lojtar me aftësi të veçanta dhe specifike në vendin e duhur dhe në momentin e duhur”, ka thënë Selmani, duke shtuar: “Kosova është një vend që mund të prodhojë talente. Kjo Kosovë nuk dallon nga vendet e rajonit, por në klubet e futbollit duhet të instalohet aparati i skautingut dhe planprogrami i rrugëtimit të lojtarëve”, shtoi Selmani, sipas të cilit nxjerrja e një produkti në treg kërkon kohë, punë sistematike dhe vlerësim objektiv.

(Kosova Sot)