UBT

Financuesit e PDK-së marrin tender te Shpendi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një dosje me keqpërdorime të pretenduara Lëvizja Vetëvendosje e Malishevës e kishte dorëzuar në Prokurori dhe në Agjencinë kundër Korrupsionit në fund të vitit 2012. Sipas këtij subjekti, në këtë komunë prej disa kohësh janë kompanitë që financojnë PDK-në që i fitojnë tenderët. Por, tash kur erdh në pushtet në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje po detyrohet t’u japë vetë tenderë atyre kompanive për të kryer punë të infrastrukturës në kryeqytet.

Në mesin e rreth njëzet kompanive që u dërguan në organet e drejtësisë, në mesin e tyre ishin dhe kompanitë ‘Jehona’ e ‘Shkoza F07’. Të dy këto firma morën nga një tender në Komunën e Prishtinas. “Shkoza F07” , sipas VV-së ka fituar 5 tenderë në Malishevë në vlerë 714 mijë e 806 eurosh kundrejt vlerës prej 3 mijë e 500 eurove që ka dhënë si financim për PDK-në. Por, rreth gjysmë milioni euro, kjo firmë do të përfitojë nga Prishtina për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Sinidoll-Bërnicë e Epërme-Bardhosh -faza e parë.

FIDANISHTJA

Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës është caktuar më 1 dhjetor, e në garë për këtë tender kanë qenë 21 kompani. Vlera e kontratës është fiks 493,999.38 euro. Autoritete të Lëvizjes Vetëvendosje që janë në udhëheqje të Komunës së Prishtinës, thonë se për të fituar tender në Komunë nuk është me rendësi e kujt është, mjafton të jetë në rregull me Ligjin e Prokurimit Publik./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.