Fundamenti

A ka nisur Rilindja shqiptare?!

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Zef Mulaj – Shpresat janë akoma të mëdha për të parë rilindjen shqiptare! Ky është një premtim i së majtës për të cilën shqiptarët presin ta shohin, prekin dhe jetojnë. Po cili do të jetë ky model i rilindjes? – Me siguri duhet parë dhe pastaj mund të flitet e të shkruhet.

Modelet nuk mund të vijnë kurrë matematikisht. Matematika të vlerëson dhe kontrollon, të orienton për të ecur e korrigjuar. Ajo bën rezultatin e një modeli të shoqërisë, shtetit e politikës, por nuk mund të rilind. Pra po e quajmë matematikën “gjyqtarin” e një modeli shtetëror e shoqëror.

Nëse në Shqipëri brenda një viti diagnostikohen 6000 persona me tumore, lindë pyetja; çfarë tregon ky rezultat? Apo nëse brenda pesë viteve diplomohen tre mijë të rinj në universitete dhe për një periudhë të caktuar punësohen vetëm një mijë persona.

Nëse raporti i të papunëve dhe të punësuarve ka një vektor afrimi në një pikë, atëherë matematika të tregon se ku je dhe ku po shkon kështu që mund të përgjigjesh thjesht: “Shkojmë përpara me shpresa e premtime etj”. Përgjigjja nuk është matematike, por e shtetit dhe politikës. Duhet rilindje e një model i ri shtetëror po dhe politik.

Pra kanë një diference të madh tek fjala “ndryshim” dhe “rilindje” dhe shumë më shumë ndryshon me fjalën “reforma”. Disa faktorë të pa llogaritshëm çojnë në përfundimin e një nevoje për rilindjen shqiptare. Konkluzionet të çojnë në piken e lartësisë së një alarmi për modulim të ri shtetëror e politik.

Ky alarm nuk thërret ndryshim e reforma, por thërret për vetëdije njerëzore, për një modelim të ri shtetëror në Shqipëri. Duke ju referuar pas viteve 90’ që filloj modelimi i ri shtetëror, me rrëzimin e një sistemi ekonomik e politik. Ky ndryshim nis paralelisht edhe modeli i shkatërrimit të shoqërisë në vetë përmbajtjen dhe strukturën e jetesës dhe të ekonomisë.

Por pse ndodhi kështu? – Kjo ndodhi si pasojë e “banditizmave politike” në emër të partive ose vetë brenda partive politike. Ky banditizëm politik bëhej për interesa personale, si pronë përfitimi si në ekonomi po edhe në funksione shtetërore e politike. Por edhe sot vazhdojnë të kemi të tilla banditizëm politike, por me një ndryshim në strategji në strukturën e tyre në raporte me shoqërinë, me shtetin, janë “demon” sepse ata sot janë miliarder dhe ky është ndryshimi nga banditizmat e viteve të para të modelimit të ri.

Hidromorava

Ata sundojnë shtetin, drejtësinë, drejtojnë korrupsionin e krimin. Tashmë nuk ju intereson pluralizmi i vërtetë, por ai i djallëzuar e për tu shitur te shoqëria si “shpëtimtar” pak nga pak ata marrin karriget e mafies shtetërore, përndryshe humbin pasurinë dhe sundimin. Kjo është dhe arsyeja që luajnë rolin e banditizmit politik.
Kur nuk ju shkon për shtat thërrasin “skllevërit” e tyre për shpëtim nëpër sheshe në emër të demokracisë. Skllevërit janë pikërisht ata të mashtruarit dhe të sunduarit prej tyre. Kjo bëhet për t’ju kundërvënë modelit të ri shtetëror apo politik të një vendi i cili mund dhe duhet t’i prishin strofkullen e përfitimit.

Modelet shtetërore e shoqërore nuk mund të krijohen se ne harrojmë të kaluarën se nuk e vlerësojmë si progres ose regres. Po sjell një shembull për të cilin kam folur edhe në një romanin tim. Modelimi i arsimit: – I kthehemi së kaluarës duke parë arsimin e quajtur “trekëndëshi revolucionar” në periudhën e sistemit totalitare. I shprehur “mësim punë prodhuese edukim fizik e ushtarak” – Nëse i heqim ideologjinë dhe termin ushtarak dhe ti themi : -Mësim punë prodhuese edukim fizik e shërbim civil” e duke e aplikuar në kushtet e sotme të zhvillimit do të ishte një model që i shërben në mënyre ideale periudhës në të cilin jetojmë dhe për të ardhmen.

Pa analizuar tre elementet e këtij modeli që sot pothuajse janë eliminuar ose reduktuar në masën e vogël. Shkolla është kthyer model i teknologjisë duke harruar modelin biologjik njerëzor, fizik e mental.

Pra në modelin e ri përgatiten të rinjtë fizikisht, mentalisht, por edhe një shërim civil që sot është i jashtëzakonshëm mbi sigurimin civil a qytetar të vendit tonë. Gjë të cilën sot po e aplikojnë vendet e perëndimit. Kjo është rilindja e bazuar në kohët dhe kohën. Modelimi duhet bazuar në shumë faktor si nacional gjenetik, historik territorial, fetar e mbi të gjitha në bazën e vlerësimit të gjitha proceseve historie të zhvillimit të një vendi.

Por banditizmit politik i shërben blerja e njeriut me primitiv për ta sunduar e për të qenë gjithnjë superior, apo se për një moment opozita është gjithmonë pakica e një shoqërie. Kjo në Shqipëri në këto 23 vjet ka tentuar vetëm përmbytje të shumicës që do thotë të kthehet në pushtet duke akuzuar gjithnjë pozitën.

Opozita duhet te afroj ide, propozime që të jenë në tavolinën e përbashkët dhe kur ato vlejnë më shumë se shumica kthen në shërbim të shoqërisë. Është terrorizuar populli në këto vite nëpër sheshe duke luftuar shtetin e qeverinë etj. Opozita shkon në shesh me të drejtë për të ofruar diçka më shumë se shumica, por jo duke tensionuar popullin nën emrin e demokracisë.

Duke tentuar të grumbullojnë njerëz që presin për shpresa të reja. Këto shpresa duhet t`i gjejë te një model i ri i shtetit shqiptar të shoqërisë po dhe mënyrën e jetesës. Kjo nuk arrihet thjeshtë me reforma, por ide e programe të mëdha për të shpëtuar njeriun nga banditizmat politike e korruptive.
Kjo rilindje do sigurohet duke vlerësuar kohët dhe kohën në të cilën jetojmë. Kaluan mbi njëzet vjet në këtë model, por statistikat matematikore flasin për nevojën e modelimit të shtetit e të politikës shqiptare për një hap më të sigurt drejt Evropës…