Fundamenti

Ministri Agani priti përfaqësuesit e shoqatës” Mjekët e Luginës”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari dhe nënkryetari i shoqatës” Mjekët e Luginës”,Dr Beqir Nuhiu dhe Dr Adnan Salihi gjatë ditës së sotme në ministrinë e shëndetësisë të Republikës së Kosovës kanë zhvilluar një takim me ministrin e shëndetësisë Dr Ferid Agani.

Në këtë takim u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me fushën e shëndetësisë. Ministri Agani shprehi gadishmërin për të mbështetur shoqatën në aktivitetetet e saj në Luginë të Preshevës.

Mobi Casa

Në këtë takim u vunë themelet e bashkpunimit të mëtutjeshëm në mes të Shoqatës “Mjekët e Luginës” dhe ministrisë së shëndetësisë të Republikës së Kosovës./BujanociNet/