Musliu për koalicionin LDK-PDK: “Kur s ka shi, bën edhe breshër”
Bujanoc – Koalicioni mes LDK–së dhe PDK-së ka shkaktuat reagime edhe nder liderët e Luginës së Preshevës të cilët edhe pse të rezervuar nuk mund të heshtin. Kështu kryetari i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu (LPD) në një bisedë për “Presheva jonë” koalicionin në fjale e ka quajtur “falc”.
“Koalicioni mes dy partive te mëdha kosovare të cilat vazhdimisht janë shikuar si ujku e dhia nuk duket e natyrshme, por e imponuar që duket të jetë falc sepse është më shumë i imponuar nga jashtë se sa nga vet vullneti i qytetarëve të Kosovës. Kjo më duket se nuk i ndihmon progresit institucional në Kosovë” ka deklaruar Jonuz Musliu, kryetar i ardhshëm i KKSH-së.
Se sa mund ta ndihmonte qeveria e ardhshme i dalur nga koalicioni PDK-LDK, Musliu në këtë çështje vazhdimisht tregohet pesimist, sepse sipas tij Lugina e Preshevës është provuar si me PDK ashtu edhe me LDK-në, por fatkeqësisht situata asgjë nuk ka lëvizur apo avancuar në favor të shqiptarëve në Serbi, përkundrazi ajo qe sa vite vazhdon keq e më keq. Kontributi i Prishtinës në Luginën e Preshevës u pa në janarin e këtij viti të kaluar me shumën qesharake që u dhanë për Luginën, vetëm 50 mijë euro, kurse Serbia 500 milion euro për serbet e Kosovës…”
Në fund Musliu ka pohuar se tek e fundit perhair ju qoftë ky koalicion, nëse kanë vendosur PDK dhe LDK, por për ne shqiptarët në Luginën e Preshevës është parë marifeti i tyre. Sidoqoftë, kur s`ka shi, bën edhe breshër……”

