UBT

Sirie Gagica – këngëtare, police e instruktore

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shpejt e takuam Sirie Gagicën, këngëtaren gjilanase, e cila, në jetën muzikore, ajo ka bërë emër jo vetëm në Gjilan, por edhe më larg. Ajo është këngëtare, police, por edhe instruktore. E takuam aty ku punonte si police, instruktore… Me këtë rast zhvilluam një bisedë të shkurtër për jetën e saj si këngëtare e profesione të tjera jete. Ajo na priti mirë.

Këngëtarja gjilanase, Sirije Gagica, nuk hezitoi t’na fliste gjërë e gjatë për hobin e saj, për këngën. Ajo nuk ngurroi të na fliste për “hallet” e saja si nënë e tre fëmijëve, por edhe për profesionet e saja të adhuruar: këngëtare, instruktove e police. Fliste se si e vogël ka “udhëhequr” një grup fëmijësh, ku në krye të grupit qe police e “rreptë” duke i dënuar të tjerët. Në bisedë e sipër na tha se këngën e ka dashur qysh nga shkollimi fillor.

Sirijen kënga dhe angazhimet tjera nuk e kanë ndarë, por të gjitha punët e shtëpisë e në zyre i ka kryer ashtu si duhet. Në radhë të parë jeton me këngën, por jeton edhe me detyrën e polices. Ajo për herë të parë ka filluar të këndojë në vitin 1975. Thotë se ia filloi të këndojë nga moshën 9-vjeçare. “Po, kjo është e saktë. Kam filluar të këndoj si filloriste. E pëlqej këngën shumë. E falënderoj mësuesen time, Lirie Krasniqin, e cila më ka ndihmuar shumë dhe tek unë, ajo për herë të parë tek unë ka zbuluar talentin tim si këngëtare. Kështu lindi dashuria ndaj këngës, ndaj artit të shpirtit që e dua shumë…”

Sirije Gagica më vonë atë e gjejmë duke “punuar” (kënduar) në Ansamblin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Këtu ajo ka kënduar një kohë të gjatë. Mandej ka kënduar në Ansamblin “Punëtori” të Kombinatit të tekstilit “Integj” të Gjilanit për të mos u ndalë më kurrë nga kënga deri në ditët e sotme. Pra, ajo nuk e ka ndalë rrugëtimin e këngës, së cilës ia fali një pjesë të shpirtit duke i nxjerrë tingujt, melodinë, ritmin e “shijen” artistike të këtij arti shpirtëror.

ARKATANA

Në bisedë e sipër, Sirije Gagica na tha se ka korrur shumë suksese në shumë festivale të vendit, si janë: “Kosovarja këndon” në Ferizaj, “Takimet e Majit” në Gjilan, por pati rastin të dalë edhe jashtë Kosovës, si në Maqedoni, Turqi, Francë, Gjermani, etj. Kudo që ka kënduar, ajo është pritur me emocione të forta nga bashkatdhetarët tanë, të cilët e falënderojnë për atë këndim joshës dhe mbresëlënës tek artdashësit shqiptar kudo që u takua në botën e jashtme. Sirije Gagica, këngëtare gjilanase, shton se, nga mosha e vogël ka filluar të këndojë vetëm këngë popullore. “Unë, shton ajo,- këndoj këngën që e do masa popullore, ajo më fle në shpirt. Edhe sot, por edhe në të ardhmen, besoj, do ta këndoj këngën popullore. Është zhanër që e pëlqej shumë dhe, e dyta, kënga popullore më fle në shpirt e në zemër. Nuk di cila këngë tjetër ia tejkalon këngës popullore, e cila ka ritëm, tingull e zë të bukur. Me këngën popullore jetoj dhe bëje shend e verë. Është art që ka buruar nga goja e popullit dhe i ruan do vlera të veçanta të traditës sonë të pasur kombëtare”.

Kur e pyetëm si është jeta “tjetër”, ajo na tha se, e kryen edhe detyrën e shenjtë si pjesëtare e Policisë së Kosovës këtu në Gjilan. “E adhuroj këtë profesion dhe nuk më pengon aspak si këngëtare. Përkundrazi, sa herë dali në teren, këngën e kam hobi jete. Por, detyrën e policës e kryej me zell dhe me një përkushtim të madh. Ka raste kur kjo detyrë, që është e shenjtë, më ndanë nga ndonjë festival. Por, kjo “pjesë” nuk ma then vullnetin as zellin e këngës e punës. Këto janë dy profesione të kundërta, por unë gjej kohë e “punë” që ti bashkoj këto dy “hobi”: edhe si police, edhe si këngëtare e ditëve tona”.

Sirija e ka pëlqyer veshjen “blu” e cila është veshje mjaft e bukur. Prandaj, kur ishte në Gjermani, Itali, Turqi etj., shton ajo, -shihja se si policet i adhuronin pa masë veshjet e tilla. Edhe tek unë mu hyri dhe zuri vend uniforma e tillë, të cilën e dua pa masë. Prandaj, te shumë njerëz, detyra e saj shihej paksa interesante: këngëtare, police dhe instruktore! Pse jo? Kurrë nuk kishin parë se këngëtarja (femrat) të veshin uniformën e polices etj. Tash për tash, ajo punon në autoshkollën “Mimoza” në Gjilan.

Sirija e donë këtë profesion. Është vozitëse e mirë dhe jeton si shofere në makinat elegante. Në fund shton se jetën e “jeton” aty ku ka njerëz e jo nëpër zyre të mbyllura. Më pëlqen natyra, atje ku takoj njerëz dhe komunikoj lehtë me ta se më janë pjesë e këtij vendi. Në fund tha se, e kam gjetur vetën dhe dua ta jetoj jetën bukur, sepse vetëm me jetën e bukur, jeta ka kuptim e ka qetësi shpirti. /tefik selimi/rajonipress/