Eko Higjiena

Edhe Liberta në Dancing with the Stars?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas shumë emrave që janë konfirmuar për pjesëmarrje në edicionin e pestë jubilarë të Dancing with the Stars Albania, duket se pjesë e tij do të jetë edhe Liberta Spahiu.

Prezantuesja e njohur e emisionit Prive, ka kohë që është në tratativa me Dancing ëith the Stars, dhe besohet se ajo do të jetë pjesë e spektaklit si njëra prej antarëve të jurisë.

Megjithatë ani pse autorja dhe prezantuesja është vet pjesë e
emisionit që ka spekuluar për yje të tjera, Liberta nuk ka folur në asnjë moment për vete.

Fundamenti

Kontakti me të ka qenë i pamundur pasi që ajo nuk ka dashur të prononcohet për këtë çështje duke ndalur çdo lloj mënyre të kontaktit me të, transmeton Telegrafi.

Dancing ëith the Stars pritet të fillojë në ditët e ardhshme, kurse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht emrat e mëdhenj që do të jenë pjesë e kësaj gare, e që si duket po përgatiten befasi të mëdha.