United Hospital

Kosova po humb përkrahjen ekonomike të BE’së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova rrezikon të humbë për të dytën herë me radhë përkrahjen e Bashkimit Evropian për investime në shumë fusha të sektorit ekonomik për shkak të ngërçit politik, raporton KTV.

Në konferencën e Ballkanit Perëndimor të mbajtur më 28 gusht të këtij viti, qeveritë e shteteve të rajonit ishin zotuar se do të përpilonin projekte në transport hekurudhor, rrugor dhe atë energjetik. Por, sipas përfaqësuesve të bizneseve, situata politike do të lërë pasoja të pariparueshme për ekonominë e vendit edhe vitet në vijim.

Ibrahim Rexhepi nga Instituti Stras ka thënë se mosfunksionimi i qeverisë do të humbë një shanse shumë të rëndësishme për të realizuar investime të ndryshme nëpërmes fondeve të BE’së.

Hidromorava

Pavarësisht se në momentet e fundit ishte anuluar pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në konferencën e Berlinit, ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë të jetë duke u punuar në disa projekte të përbashkëta me shtetet e rajonit.

Ai ka thënë se kushti kryesor i vendosur në Berlin ka qenë që një projekt para se të dërgohet në BE për mbështetje, duhet të ketë miratimin e më së paku dy qeverive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.