Kush s’po ja mban premtimet Dhuratës?
Këngëtarja bukuroshe, Dhurata Ahmetaj, ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’ në të cilin ka lënë një thënie interesante. “Promises mean everything, but after they are broken, means nothing (Premtimet nënkuptojnë gjithçka, por pasi ato thyhen nuk nënkuptojnë asgjë)” , ishte shkrimi i saj. E me këtë postim ajo ka zgjuar kureshtjen se kush ka mundur që të mos i mbaj asaj një premtim.
Ndër të tjera, Dhurata është duke punuar intensivisht në krijimin e një balade e cila është e para në karrierën e saj, prandaj ajo është shumë e përkushtuar që kjo këngë të dalë sa më mirë të jetë e mundur.


