FIDANISHTJA

Shpresa e mbrojtjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është udhëheqëse e një toge prej 29 ushtarësh. Me përgjegjësi dhe detyra të mëdha, ajo i aftëson ata për të qenë sa më efikas në kryerje të detyrës. Është e shkolluar në Britaninë e Madhe dhe me punën e saj ka mahnitur shumë vende të botës. Është kjo komandantja 24-vjeçare nga Vushtrria, Manushaqe Nura e cila është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës prej gjashtë vitesh.

Gjatë vizitës së ekipit të Gazetës Tribuna në Kazermën në Mitrovicë shihet se ajo është e respektuar nga të gjithë ushtarët. Ajo jepte urdhra për ushtarët e saj dhe i trajtonte ata se si duhet të veprohet nëse hasim në raste emergjente. Duke improvizuar skena lufte, trajnonte të gjithë vartësit e saj që ishin kapterë, rreshterë, tetarë, e ushtarë të FSK-së dhe i përgatiste ata për të qenë të gatshëm për të intervenuar.

ARKATANA

Për të qenë kadete e kësaj force, ajo është përzgjedhur nga Ambasada Britanike për të përfunduar shkollim njëvjeçar në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, SANDHURST. “Atje kemi shkuar dy femra nga Forca e Sigurisë së Kosovës, kemi qenë femrat e para që e kemi prezantuar Kosovën në atë akademi të Mbretërisë së Bashkuar”, thotë për gazetën Tribuna nëntogere Nura…(Tribuna).